27 Qershor, 2025 - 2:51 pm
Më 28 qershor, prej orës 18:00 në Bibliotekën Universitare do të mbahet koncerti “Magjia e Pianos”, koncert që i dedikohet fëmijëve me nevoja të veçanta.
“Ky koncert është një dëshmi e përkushtimit, përfshirjes dhe fuqisë së muzikës për të ndryshuar jetë. Dedikuar fëmijëve me nevoja të veçanta – një mbrëmje plot magji ku muzika bëhet urë për dashuri, guxim dhe përfshirje”, thuhet në njoftimin e organizatorëve, të cilët kanë bërë të ditur se kjo ngjarje tashmë po shënon edicionin e tretë./ KultPlus.com