Marigona Qerkezi do të debutojë me rolin e Normas në Palm Beach Opera në Florida

5 Tetor, 2023 - 9:36 pm

Sopranoja e njohur kosovare, Marigona Qerkezi, do të debutojë me rolin e Normas nga Bellini në Palm Beach Opera në Florida, përcjell KultPlus.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Qerkezi nëpërmjet një postimi në Facebook.

“E stërlumtur të lajmëroj debutimin tim në rolin fantastik të Norma nga V.Bellini në Palm Beach Opera në Florida”, ka shkruar Qerkezi.

Ndërkaq ky koncert debutues do të mbahet më 6 prill 2024./KultPlus.com

Të ngjajshme