“Më beso se të kam dashur me të vërtetë dhe të kuptoj se më ke dashur edhe ti vetë” (VIDEO)

15 Janar, 2021 - 10:04 pm

Një ndër grupet muzikore që nëpërmjet krijimtarisë artistike të tyre shënuan lulëzimin e rokut shqiptar ishte edhe grupi TRIX, shkruan KultPlus.

I formuar në pranverën e vitit 1974, fillimisht në përbërje prej Veli Sahitit, Muhamet Bislimit si dhe Nuredin Azemit, e më pas me anëtarësimin e Hil Prenk Palajt dhe Gjergj Prenk Palaj, TRIX lanë gjurmë të pashlyeshme në historinë e muzikës shqiptare.

Një këngë tjetër tejet e njohur, e që vie nën interpretimin fantastik të Veli Sahitit është “Pa lamtumirë”.

KultPlus ua sjell tekstin dhe videon e këngës “Pa lamtumirë”:

Pa lamtumirë moj u largove, më le në vetmi
Nuk besoja se do t’shifemi përsëri
Kanë kaluar plot shtatë vjet
Pa i shpjeguar njëri-tjetrit pse u ndamë aq lehtë
Më beso se të kam dashur me t’vërtetë
Dhe t’kuptojë se më ke dashur edhe ti vetë
Se m’ke dashur ti moj vajzë, unë mirë e di
Mirëpo fati s’na buzëqeshi n’dashuri


Tash kur ne të dy u pamë moj përsëri
Gjithçka kishte marrë fund për ne të dy
Dashuria jonë tash kishte mbaruar
Kur m’tregove me lot në sy se je martuar


Pa lamtumirë moj u largove, më le në vetmi
Nuk besoja se do t’shifemi përsëri
Kanë kaluar plot shtatë vjet
Pa i shpjeguar njëri-tjetrit pse u ndamë aq lehtë
Më beso se të kam dashur me t’vërtetë
Dhe t’kuptojë se më ke dashur edhe ti vetë
Se m’ke dashur ti moj vajzë, unë mirë e di
Mirëpo fati s’na buzëqeshi n’dashuri

Tash kur ne të dy u pamë moj përsëri
Gjithçka kishte marrë fund për ne të dy
Dashuria jonë tash kishte mbaruar
Kur m’tregove me lot në sy se je martuar / KultPlus.com

Të ngjajshme