Melisa Ibrahimi fiton dy çmime në garën “International Music Fantasy Competition”

17 Dhjetor, 2022 - 5:30 pm

Melisa Ibrahimi ka fituar çmimin e parë në garën “International Music Fantasy Competition”, shkruan KultPlus.

Përmes një postimi në “Facebook”, Ibrahimi ka bërë të ditur se gjithashtu në këtë garë ka fituar edhe çmimin “Superior Final”.

Postimi i saj i plotë:

“Fituese e çmimit te I-re dhe çmimit “Superior Final” ne garen “International Music Fantasy Competition” gare e organizuar nga keshilli artistik muzikor i organizates boterore UNESCO dhe asociacioni i festivaleve te Evropes, e vleresuar nga nje juri profesionale nga pianiste e profesore internacional. Falenderoj Profesoreshen time prof. Alberta Troni per punen e madhe profesionale, perkrahjen e mundin ne te gjitha sukseset e mia te vazhdueshme!”, thuhet në postimin e saj. /KultPlus.com

Të ngjajshme