MKRS organizon ngjarje përkujtimore për 16 vjetorin e ndarjes nga jeta të artistit Muharrem Qena

22 Shtator, 2022 - 6:59 pm

Ministria e Kulturës organizon ngjarje përkujtimore për 16 vjetorin e ndarjes nga jeta të artistit Muharrem Qena, transmeton KultPlus.

Aktiviteti do të filloi nga ora 19:00 në Qendrën e Kulturës Alternative, Defy Them.

Muharrem Qena është njëri prej themeluesve të skenës teatrore dhe të këngës argëtuese shqiptare. Ai punoi si regjisor, producent, këngëtar, dhe skenarist.

Muharremi lindi në Mitrovicë më 1930 në një familje që kontribuoj shumë për artin kosovar. Gjimnazin e kreu në Prishtinë, kurse shkollën e filmit në Beograd. Ai shkriu talentin e tij prej regjisori, aktori, shkrimtari dhe këngëtari. Ishte regjisor i më se 200 shfaqjeve teatrale. /KultPlus.com

Të ngjajshme