Naser Berisha rikthen në remix pas 23 vitesh hitin e dikurshëm “Do të doja” (VIDEO)

13 Korrik, 2023 - 2:07 pm

Artisti i mirënjohur kosovar, Naser Berisha, ka rikthyer mbrëmë hitin e tij ‘Do të doja’ tashmë në versionin remix, përcjell KultPlus.

23 vite pas, me të njëjtin vrull, Naser Berisha, po shpalos edhe njëherë magjinë e zërit të tij, vetëm se ketë herë në bashkëpunim me DJ Iljano dhe Mandi Xhambazi.

Me tingujt e muzikës elektronike të DJ Iljano, përcjelljen e këngës me anë të fyellit nga Mandi Xhambazi dhe zërin epik të këngëtarit, Naser Berisha, i jepet kuptimësia e plotë kësaj kënge.

‘Do të doja’ është një këngë e kompletuar, qoftë me tekst, me zë dhe me interpretim, andaj nuk ka arsye se si të mos i mbijetojë kohës.

Naser Berisha është edhe fituesi i çmimit ‘Vokali më i mirë’, në gusht të vitit 2006 me këngën ‘Dy pas mesnate’. / KultPlus.com

Të ngjajshme