Nata finale e Eurosong 2024, live në sheshin Zahir Pajaziti në Prishtinë

8 Maj, 2024 - 9:28 pm

Ambasada e Suedisë në Kosovë, Komuna e Prishtinës dhe Radiotelevizioni i Kosovës do t’ua mundësojnë qytetarëve që natën finale të “Eurosong 2024” ta ndjekin në sheshin “Zahir Pajaziti”, drejtpërdrejt nga Malmo Arena në Suedi.

Të shtunën, duke filluar nga ora 21:00, në amfiteatrin e sheshit mund ti përjetoni emocionet e natës finale nga një ekran gjigant në ambient të hapur.

Ndryshe, edicioni i 68-të i Eurovision Song Contest ka nisur të martën, ku është mbajtur gjysëmfinalja e parë dhe janë zgjedhur 10 vendet e para që shkojnë në finale.

Gjysmëfinalja e radhës do të zhvillohet të enjten në mbrëmje, kur nga 16 konkurrentët do të përzgjidhen për në finale edhe 10 vende të tjera.

Ndërsa finalja e madhe do të zhvillohet në ”Malmo Arena” të shtunën në mbrëmje.

Të ngjajshme