Ndërron jetë Nuredin Azemi, kitaristi i grupit “Trix”

31 Tetor, 2019 - 7:28 pm

Sot ka ndërruar jetë kitaristi i njërit prej grupeve më të njohura në skenën e muzikës shqipe, “Trix” shkruan KultPlus.

Grupi “Trix” u formua në pranverë të vitit 1974 në fillim përbëhej nga tre anëtarë: Veli Sahiti, Muhamet Bislimi, si dhe Nuredin Azemi.

Po në këtë vit u bënë edhe ca ndryshime, në grup inkuadrohen edhe dy anëtarë, Hil Prenk Palaj (Daullist) si dhe Gjergj Prenk Palaj (Harmonike gojë). /KultPlus.com

Të ngjajshme