Në Zagreb do të mbahet koncert festiv për 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

31 Janar, 2018 - 11:00 am

Këshilli Kombëtar Shqiptar i Qytetit të Zagrebit, me rastin e 10 vjetorit të shtetit të Kosovës do të organizoj koncert festiv me veprat e muzikës klasike shqiptare, shkruan KultPlus.

Në këtë koncert do të interpretohen veprat e kompozitorëve Rudolf Marosh, Tonin Harapi, Ramadan Sokoli, Ymer Skenderi,Desar Sulejmani, Tish Daija, Albert Paparisto, Valton Beqiri, Rauf Dhomi dhe Genc Tukiqi.

Ne violë do të interpretoj violinisti Blerim Grubi kurse në piano Arjana Kuriu-Grubi.

Koncerti do të mbahet me 15 Shkurt në Hrvatski Glazbeni Zavod(HGZ), Gundulićeva 6; Zagreb, duke filluar nga ora 17:00. / KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme