”Nëse nyjen para syve na sot nuk dojna me zgidhë, tha nesër kjo nyje n’fyt ka me na u lidhë”

5 Tetor, 2019 - 3:30 pm

Rock grupi unik në Kosovë, Troja, vite më parë kishte lansuar këngën ”Mbretëresha Kohë, një kritikë kundër sistemit politik në vend.

Kjo këngë u shëndrrua në një hit dhe vazhdon ende të jetë shumë e dëgjuar edhe në ditët e sotme, shkruan KultPlus.

Ky grup është i njohur edhe për këngët tjera të cilat karakterizohen me një gjuhë herë ironike herë të drejtëpërdrejt, duke kritikuar fenomene të ndryshme në shoqërinë kosovare.

”Mbretëresha Kohë”, mbetet një ndër këngët më të dëgjuara të grupit.

Bashkangjitur gjeni tekstin dhe videon e këngës:

Mbretnesha kohë dje boll mirë na tregoj,
tha nesër për neve shumë ftoftë ka me kanë,
nëse t’bardhen prej të zezës na sot nuk dina me nda,
tha nesër as shiu nuk munet me na lagë.

Mbretnesha kohë dje boll mirë na tregoj,
tha nesër për neve ndryshe ka me kanë,
nëse nyjen para syve na sot nuk dojna me zgidhë
tha nesër kjo nyje n’fyt ka me na u lidhë..

Mos rrnoni ma si hije,
mos rrini ma pa dritë,
mos fleni, mos i leni,
hi syve me ju qitë.
Mos leni ma me ndodhë,
qysh ka ndodhë deri tash,
mos fleni, mos i leni,
se koha nuk kthehet mbrapsht..

Mos rrnoni ma si hije,
mos rrini ma pa dritë,
mos fleni, mos i leni,
hi syve me ju qitë.
Mos leni ma me ndodhë,
qysh ka ndodhë deri tash,
mos fleni mos i leni,
se koha nuk kthehet mbrapsht.. /KultPlus.com

Të ngjajshme