15 Qershor, 2025 - 1:56 pm
Pas suksesit të tyre me këngën “Zjerm” në Eurovision, “Shkodra Elektronike” do të mbajë performancën e parë në Kosovë. Koncerti do të mbahet në AMC Hall, më 16 qershor duke nisur nga ora 20:00.
Edicioni i 13-të i festivalit “FEMART” do të nisë në AMC Hall me magjinë dhe shndritjen e Shkodrës Elektronike.
Nga Eurovisioni në Prishtinë, Shkodra Elektronike, e përbërë nga dyshja unike – Beatriçe Gjergji dhe Kolë Laca – do të sjellin magjinë, sharmin, dhe energjinë e “Zjerm” në Festivalin FEMART, duke festuar njëherësh Ditët e Çlirimit të Prishtinës.
Rezervo biletën tënde për koncertin magjik të Shkodrës Elektronike që do të mbahet më 16 qershor: https://ticketing.festtix.co.uk/
Këtë vit FemArt vjen me moton ‘Çliroje mendjen’ dhe do të zgjasë gjashtë ditë, prej 16-21 qershor, 2025 FEMART
Programin e plotë të FEMART 13 e gjeni këtu:https://FEMART-ks.com/sq/programi-2025/ / KultPlus.com