“New Rules” luhet çdo mëngjes në ish-shkollën e Dua Lipa-s (FOTO)

1 Dhjetor, 2017 - 1:50 pm

Shkolla ku Dua Lipa ka ndjekur mësimet po e nderon ish nxënësen duke lëshuar këngën e saj çdo mëngjes për nxënësit e shkollës.

Dua Lipa, që është shndërruar në një yll të pop-it ndërkombëtar po kryeson listat ndërkombëtare, është një ish-nxënëse në Shkollën Fillore të Fitzjohn-it në Hampstead. “New Rules” e këngëtares 22-vjeçare tani luhet çdo ditë në sesionin e përditshëm “Wake Up Shake Up”, që organizohet për fëmijët më të vegjël në fillim të ditës. Ideja e sesionit është që përmes vallëzimit dhe këngës të aktivizohen nxënësit pasi që të mbërrijnë në shkollë, që në këtë mënyrë ata mund të jenë më të përqendruar për orët mësimore.

Rob Earrey, drejtori i i kësaj shkolle thotë se e mban mend Lipën si nxënëse të klasës së gjashtë duke shtuar se ndihet krenar me arritjet e saja. “Ne jemi jashtëzakonisht krenar për arritjet e Duas dhe sukseset që ka arritur”, ka thënë ai shkurt për revistën londineze Camden New Journal. Pas suksesit të këngëtares kosovare me hitin e saj “New Rules” , ndërsa ajo së fundmi ka realizuar edhe disa turne të suksesshme me këngëtarin Bruno Mars dhe Coldplay./KultPlus.com

Të ngjajshme