‘Nuk jam unë diktator, s’të detyroj me zor… edhe pse dua të jem me ty…’- këngë që nuk harrohet

1 Maj, 2023 - 8:00 pm

Elita 5 është grup muzikor i zhanrit të muzikës rok, i cili është krijuar në fillim të viteve të ’90 në qytetin e Tetovës nga Agron Idrizi.

Anëtarët e grupit janë : Mevaip Mustafi (solo kitarë),  Besim Ibraimi (daulle),  Arif Ziberi (vokal); Agron Idrizi (bass kitarë),Nexhat Mujovi-Virusi (Sintisizer – Producent).

KultPlus ju risjell këngën ‘Nuk jam diktator’:

Pse s’më thua drejt në sy
se me mua nuk shkon
pse s’më thua drejt në sy
pse s’më thua
por vetveten mundon

Mos më lër në pritje zemër
mos më mundo shumë
edhe nëse nuk më do
thuaj që të përgaditem unë

Nuk jam unë diktator
s’të detyroj me zor
edhe pse dua të jem me ty
përgjigjen thuaje
pa frigë e druajtje
le të jetë fund o fillim i ri

Më shumë grindemi
e puthjet kanë mbetur pas nesh
sa herë dalim ne të dy
më shikon vëngër
e nuk më buzëqesh

Mos më lër në pritje zemër
mos më mundo shumë
edhe nëse nuk më do
thuaj që të përgaditem unë

Nuk jam unë diktator
s’të detyroj me zor
edhe pse dua të jem me ty
përgjigjen thuaje
pa frigë e druajtje
le të jetë fund o fillim i ri/KultPlus.com

Të ngjajshme