‘One Direction’ do të ribashkohet

5 Qershor, 2021 - 9:25 am

Liam Payne, ish anëtar i “One Direction” ka folur hapur për marrëdhënien me ish kolegët ndërsa nënkuptoi dhe një ribashkim të mundshëm të grupit.

27 vjeçari iu përgjigj pyetjeve të fansave gjatë një videoje live në Instagram, teksa zbuloi se mban ende kontakt me djemtë e bandës.

One Direction Streams, Sales Spike In U.K. Following 10th Anniversary | Billboard

Payne dhe Harry Styles bashkuan forcat me Niall Horan, Louis Tomlinson dhe Zayn Malik në 2010 ndërsa konkurronin në “The X-Factor”. Grupi i djemve lëshoi katër albume përpara se Malik të largohej nga grupi në 2015-ën për të nisur një karrierë solo.

Katër anëtarët e mbetur njoftuan ndarjen e bandës në Janar 2016. Payne foli për mundësinë e një ribashkimi të grupit të famshëm duke thënë: ” Do të doja që ne të hynim në një studio për një moment. Mendoj se do të ishte gjëja më e mirë.”, u shpreh Payne. / KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme