Pamje të papublikuara: Nexhmije Pagarusha duke kënduar pak ditë para se të vdiste (VIDEO)

8 Shkurt, 2021 - 5:19 pm

Edhe në ditët e fundit të jetës së saj, bilbili i Kosovës, Nexhmije Pagarusha, ka dashur të këndojë e të ndëgjojë këngët e saj.

Sabrie Reqica e cila është kujdesur për Pagarushën ka treguar se ajo ka dashur të këndoj, të luaj piano e të dëgjojë këngët e saj.

Ajo thotë se sa ishte e shtrirë në spital, pak para se të vdiste, Nexhmije Pagarusha mirrte telefonin e ndëgjonte këngët e saj, sidomos bareshën.

“Me fol për Nexhën duhet të shkruaj një roman. Nexhmije Pagarusha ka qenë një artiste e madhe. Ka qenë edhe një artiste burnore që ka ditë me pritë prej fëmijës së vogël deri te më i vjetri, edhe pse ka qenë e sëmurë. Në ditët e fundit në spital kam qenë me të dhe ka pasur dëshirë t’i ndëgjojë këngët e saj, sidomos këngën e bareshës”, ka thënë ajo në Studion A.

Reqica  ka treguar se në ditët e fundit të jetës së saj, Pagarusha ka luajtur piano vetëm për të.

Ajo thotë se me të kanë qenë sikur motra, andaj edhe Pagarusha i kishte thënë se donte të lunate piano për të.

“Ajo ka luajtur në piano veç për mua. Më ka thënë po dua të luaj veç për ty, sepse e kemi dashur shumë njëra tjetrën. Ajo ka qen idol i imi dhe i familjes time. Ngadal me të jemi bërë si shoqe e pastaj si motra. Nexhmia ka qenë sikur me e pas të familjes, sikur halla ime e gjyshja ime”, ka rrëfyer ajo. /express/ KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme