“Partir” nga Elina Duni, albumi më i mirë në Bruksel

23 Mars, 2019 - 3:47 pm

Këngëtarja e njohur Elina Duni ka fituar dje një çmim të rëndësishëm ku është shpërblyer për albumin e saj “Partir”, shkruan KultPlus.

Duni është shpërblyer me çmimin “Albumi më i mirë ndërkombëtar për vitin 2019” në Bruksel në “Klara Awards” . Këtë lajm e ka bërë të ditur vet këngëtarja e cila është shprehur  lumtur dhe i ka falënderuar të gjithë që e kanë ndihmuar në këtë rrugëtim.

Albumi “Partir” ka disa këngë brenda tij, përfshirë “Amara Terra Mia”, “Vaj si Kenka” – një këngë tradicionale shqipe nga Maqedonia, “Meu Amor”, “Vishnja” dhe melodi të tjera të bukura që rrjedhin prej zërit të veçantë të Elinës.

Elina Duni mbetet ndër zërat më të mirë shqiptarë në botën e muzikës jazz. Ajo ka qenë disa herë me koncerte edhe në Prishtinë.

‘Partir’ është projekti i radhës i cili e sjellë Elinën edhe më afër shqiptarëve dhe kulturës e muzikës shqipe, pasi brenda albumit janë përfshirë këngë të trevave të ndryshme shqiptare. / KultPlus.com

Të ngjajshme