Për herë të parë organizohet Festivali dedikuar fëmijëve me nevoja të veçanta

14 Dhjetor, 2023 - 12:27 pm

Për herë të parë në Kosovë, do të organizohet Festivali i muzikës dhe artit, dedikuar fëmijëve me nevoja të veçanta.

Profesoresha e artit muzikor në Qendrën Burimore “Përparimi” në Prishtinë, Blerina Kallaba – Pacolli, ka thënë që ky projekt do të ndiokojë në zbulimin e talentëve të rinj.

“Kam kënaqësinë të ju njoftoj për festivalin e muzikës dhe artit që u dedikohet nxënësve me nevoja të veçanta. Ky festival i kësaj natyre organizohet për herë të parë në vendin tonë dhe ka për qëllim përfshirjen e fëmijëve me nevoja të veçanta në aktivitetet kulturore, synon bashkëpunimin e nxënësve të shkollave të rregullta dhe qendrave burimore e organizatave të ndryshme dhe gjithashtu ndikon në zbulimin e talentëve të rinj të fëmijëve me nevoja të veçanta”, ka shkruar ajo.

Festivali do të mbahet më 19 dhjetor, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë./KultPlus.com

Të ngjajshme