Përfunduan koncertet e korit Siparantum Choir në Romë

10 Mars, 2019 - 11:20 pm

Kori Siparantum ka qëndruar për disa ditë në Romë, ku është paraqitur në Basilica San Antonio – Pontificia Universitá Antonianum, Roma dhe në  Chiesa di San Salvatore in Lauro (afër Vatikanit), shkruan KultPlus.

Përmes një njoftimi, kori Siparantum ka treguar se kori atje është vlerësuar lartë për nivelin e përformancës, ndërsa janë shprehur të bindur se paraqitja atje do t’ju hapë rrugë të reja në të ardhmen.

“Këto do t’mbesin kujtimet më të bukura për gjithë ne. Ishte kënaqësi që edhe kësaj radhe ishim me dirigjentin kroat Josip Degl’ Ivellio të cilin e falënderojmë për çdo gjë. Vërtetë është kënaqësi për gjithë ne që bashkëpunimet tona po vazhdojnë në këtë fushë. Falemnderit maestro”, shkruhet në njoftimin e korit Siparantum.

“Rruga jonë muzikore është nisur, rezultatet do t’i ndërtojmë së bashku”, shkruhet në fund të njoftimit./ KultPlus.com

Të ngjajshme