Peristeri: Eurovisioni ishte ndjesia më e bukur që kam përjetuar, nuk jam mërzitur aspak nga rezultati

23 Maj, 2021 - 11:30 am

Mbrëmë, në natën finale të Eurovisioni-t, Shqipëria e cila përfaëqsohej nga Anxhela Peristeri zuri vendin e 21-të, shkruan KultPlus.

Ndërkaq, sot, ka reaguar edhe Peristeri përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ku ka falenderuar të gjithë ata që e përkrahën, duke theksuar se është tejet mirënjohëse ndaj përkrahësëve të saj dhe se rezultati i mbrëmshëm nuk ka ndikuar asgjë tek ajo.

”Ju falenderoj nga thellësia e zemrës për çdo mesazh që më keni dërguar dhe për çdo cent që keni harxhuar për të votuar Shqipërinë në Eurovision! Ju jam shumë mirënjohëse dhe sinqerisht është ndjesia më e bukur që kam përjetuar gjatë gjithë krrierës sime! Ishte një supër eksperiencë që do e ribëja padiskutim shumë herë dhe do më mungojë shumë kjo ndjesi dhe ajo skenë! Ju dua shumë! ( Inboxi im është plot dhe të më falni nuk kam mundur t’ju kthej përgjigjë të gjithëve) Për të gjithë ju që më shkruani të mos mërzitem se është çdo gjë politike ju siguroj nuk jam mërzitur fare ! E shijova shumë natën e mbrëmshme dhe rezultati nuk është se më ndikoi. Unë e di se kush jam, me çfarë po paraqitem dhe çfarë po meritoj dhe atë që më shumë doja e mora pa kursim! Dashurinë tuaj, ju falenderoj që ishit krenarë për mua”, ka shkruar Peristeri. / KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme