Pesë vjet nga albumi i parë, Lipa falënderon të gjithë që udhëtuan bashkë me të

3 Qershor, 2022 - 9:27 am

Janë bërë 5 vjet që kur Dua Lipa ka publikuar albumin e saj të parë, për të shpërthyer më pas në karrierën e saj tanimë të bujshme, shkruan KultPlus.

Këngëtarja shqiptare ka bërë të ditur më 2 qershor se janë bërë 5 vite nga publikimi i albumit të saj të parë, i cili mban emrin “Dua Lipa”.

“Sot 5 vite më parë kam publikuar albumin tim debutues”, shkroi ajo, duke nënvizuar një seri fotosh të vjetra nga ajo periudhë.

Ajo u shpreh shumë krenare për çdo hap që ka bërë deri tani.

“Jam shumë krenare për çdo hap, çdo dhomë, klub dhe vend, çdo artist, kantautor dhe producent me të cilin kam pasur fatin të shkruaj dhe të bashkëpunoj dhe kjo më ka çuar këtu ku jam sot. Falënderoj çdo ditë yjet e mi me fat dhe ju falënderoj të gjithëve që ishit në këtë udhëtim të çmendur me mua”, shkroi ajo, duke përfshirë disa fotografi në një postim në “Instagram”. /KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme