Pianisti 9 vjeçar nga Gjilani, fitues i vendit të dytë në garën e pianos në Sarajevë

24 Qershor, 2021 - 9:53 pm

Nga katër kontinentet Azia, Amerika, Evropa e Australia, gjilanasi nëntë vjeçar Kushtrim Bajrami, në garën Internacionale për piano është renditur në pozitë të dytë nga 500 pianistët që kishin marrë pjesë nga 36 shtete nga mbarë bota, siç janë: Spanja, SHBA, Kanada, Australia, Anglia, Kina e shumë shtete tjera me tradita të mëdha në ekzekutimin e pianos.

Bajrami i cili është në klasën e tretë në shkollën ‘Musa Zajmi’ në Gjilan, tani e dy vite është edhe nxënës i rregullt në klasën e dytë të muzikës për piano, ku shehtësit e këtij instrumenti me mjaft sukses po ja mëson mësuesja Hajrie Bislimi.

Në kryeqytetin e Bosnja Hercegovinës në Sarajevë, shtet i cili ende nuk e ka njohur shtetin e Kosovës, Bajrami në garën Internacionale “Internacional Piano Competiton Sergei Rachmaninoff” ka lënë mbresa të mëdha si tek publiku poashtu edhe tek juria profesionale e cila ishte e përbërë nga muzicient të mëdhenj nga katër kontinentet pjesëmarrëse. / KultPlus.com

Të ngjajshme