Pianistja Lule Elezi dhe mezzosopranoja Brigitte Bergmann u prezantuan në koncertin e Krishtlindjeve në Potsdam të Gjermanisë

18 Dhjetor, 2017 - 11:51 am

Fotografitë: Dmitri Steiz
Me rastin e koncertit tradicional të Krishtlindjeve që u mbajt në katedralen Shën Nikolai( St. Nikolai) në kryeqytetin e Brandenburgut në Potsdam të Gjermanisë, pianistja e mirënjohur kosovare Lule Elezi së bashku me mezzosopranon nga Opera gjermane e Berlinit, Brigitte Bergmann dhe me orkestrën ushtarake të forcave të armatosura gjermane për çështje protokolare të Berlinit, mbajtën një koncert jashtëzakonisht të suksesshëm.


Në këtë mbrëmje u interpretuan vepra të njohura nga opusi krijues i kompozitorëve të mëdhenj botëror si: Giacomo Puccini, Giuseppe Giordani , Felix Mendelssohn, etj.

Bëhet e ditur për KultPlus se Katedralja Shën Nikolai ( St. Nikolai) në Potsdam ishte përplot e mbushur me mysafirë të ftuar nga jeta politike, kulturore, ekonomike… dhe artdashës të shumtë nga Potsdami dhe Berlini.

Lule Elezi ka njoftuar se ky koncert është mirëpritur jashtëzakonisht mirë, ku të pranishmit e përcollën me duartrokite të gjata, ku orkestra dhe artistet më pas interpretuan edhe disa vepra shtesë./KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme