займ на карту онлайн потребительский кредит

Publikohen detaje të rënda nga dita e fundit e jetës së John Belushit

Maj 4, 2019 - 11:29 am

Mesa duket kanë dalë në dritë disa detaje të reja rreth vdekjes së John Belushi dhe orëve të tij të fundit, falë një libri që zbuloi detaje që deri më tani ishin mbajtur të fshehura për publikun. Në “In The Castle on Sunset”, nga Shawn Levy, janë rindërtuar ditët e fundit të aktorit të famshëm. “Më 28 shkurt 1982, John arriti në Chateau Marmont në kushte shumë komplekse, i djersitur dhe i zbehtë.


Ai vend ishte tani si një shtëpi e dytë, pasi aktori kishte qëndruar atje për më shumë se një muaj, duke u endur në disa suita. Në atë kohë ai po planifikonte filmin e tij të ri, me titull “Noble Rot”.

Megjithatë, puna nuk po shkonte mirë, as menaxherja e as “Paramount Pictures” nuk ishin të kënaqur me rezultatin dhe situata po degjeneronte ngadalë, me Belushi që mungonte në takime, ndërsa dhoma e tij ishte bërë si një stallë derrash dhe kishte humbur vazhdimësinë e higjienës personale.

Shumë mendonin se ishte nën efektin e vazhdueshëm të drogës dhe, sipas Shawn Levy, ata kishin të drejtë, pasi i kalonte ditët duke pirë alkool, tymosur marijuanë dhe duke gllabëruar kokainë, deri edhe heroinë.


Shumë personazhe shkuan për ta parë atë ditë, përfshirë Robin Williams dhe Robert De Niro, të cilët me sa duket kishin marrë kokainë me John Belushi pak para vdekjes së tij.

Në “The Castle On Sunset”, De Niro e ka gjetur dhomën e John një katastrofë të vërtetë, sikur dikush të kishte një sulm të zemërimit.

Më vonë, Robin Williams hyri gjithashtu në apartament, ku u ndal për disa “teke kokainë” dhe disa biseda, dhe më pas u largua nga dhoma, duke u ndier i shqetësuar”, thuhet në librin “In The Castle on Sunset”.









Të ngjajshme