Publikohet videoklipi zyrtar i këngës së Anxhelës për Eurovision

1 Mars, 2021 - 10:23 pm

Anxhela Peristeri do të përfaqësojë këtë vit Shqipërinë në “Eurovision”, me këngën “Karma”, e kompozuar nga Kledi Bahiti dhe me tekst nga Olti Curri.

Ditën e sotme, Anxhela ka publikuar videoklipin zyrtar të këngës, i cili është punuar në detaje, xhirimet janë realizuar në Kosovë nga ImagineFilms.

Këngëtarja ka bërë dhe disa ndryshime nga versioni i parë i këngës dhe kjo është pritur shumë mirë nga publiku.

Anxhela ka vendosur që këngën ta mbajë në gjuhën shqipe.

Më poshtë mund ta dëgjoni:

Të ngjajshme