Qerkezi përzgjedhet si një nga 10 yjet në ngritje për vitin 2023 nga ‘Operawire’

3 Dhjetor, 2023 - 6:02 pm

Sopranoja Margiona Qerkezi ka pasur shumë suksese këtë vit, shkruan KultPlus.

Përpos debutimeve të shumta që ajo ka realizuar këtë vit, Qerkezi ka fituar edhe shumë çmime.

Së fundmi, përmes një njoftimi në rrjete sociale, sopranoja na njoftoi që është përzgjedhur si një nga 10 yjet në Ngritje për vitin 2023 nga prestigjiozja “Operawire”.

“Jam shumë e emocionuar të ju njoftoj që jam përzgjedhur si një nga 10 Yjet në Ngritje për vitin 2023 nga prestigjiozja Operawire – lajm kaq fantastik për t’u ndarë me miqtë e mi të dashur. Faleminderit OperaWire”, ka shkruar ajo në “Facebook”.

Një nga teatrot e fundit që Qerkezi debutoi ishte ai La Fenice di Venezia. /KultPlus.com

Të ngjajshme