“Queen” në pullat postare, grupi legjandar nderohen në 50-vjetorin e krijimit

23 Qershor, 2020 - 8:00 pm

Grupi legjendar “Queen” do të kenë një edicion të dedikuar të pullave britanike muajin e ardhshëm, në 50 vjetorin e krijimit. Pjesatrët e grupit muzikor shprehen të ndëruar nga ky vlerësim.

Grupi legjendar “Queen” do të shfaqet në një seri pullash postare në Mbretërinë e Bashkuar gjatë muajve të verës.

Queen, të cilët kanë shitur më shumë se 300 milion rekorde, janë grupi i tretë muzikor që kanë një edicion të dedikuar të pullave britanike pas Beatles në 2007 dhe Pink Floyd në 2016.

Nderimi që iu bëhet nga Posta mbretërore Britnaike përkon me 50-vjetorin e formimit të grupit të famshëm britanik të viteve ’70.

Seti prej 13 pullash del në shitje muajin tjetër dhe do të paraqesë vepra arti nga kopertinat e tyre më të njohura të albumeve, imazhe nga shfaqjet live ekstravagante të grupit dhe fotoshoot-et e tyre të para në studio në 1974.

Bateristi Roger Taylor dhe Kitaristi Brian May u shprehen të lumtur për këtë vlerësim që i bëhet bandës.

“Ndonjëherë është e çuditshme të zgjohesh dhe të kuptosh pozicionin që mbajmë tani – ne jemi bërë një institucion kombëtar!” tha May.

Kjo do të jetë hera e dytë që ‘Queen’ nderohet në këtë mënyrë pasi vokalisti i grupit, Freddie Mercury, është vendosur në një pullë në vitin 1999.

Në vitet e tij të hershme, Mercury ishte një koleksionist i zjarrtë i pullave, frymëzuar nga babai i tij, Bomi Bulsara.

Ai e ndërtoi koleksionin e tij mes moshës 9 dhe 12 vjeç dhe ai u hodh në ankand dy vjet pas vdekjes së këngëtarit, në vitin 1991. /KultPlus.com

Të ngjajshme