займ на карту онлайн потребительский кредит

“Qysh thirret sistemi ku ta vjedhin votën e s’tlanë me kajtë?”

Shtator 12, 2019 - 11:50 am

Rock grupi unik në Kosovë, Troja, vite më parë kishte lansuar këngë “Demokraci”, një kritikë bërë demokracisë në vend dhe jo vetëm. Kjo këngë u shëndrrua në një hit dhe vazhdon ende të jetë shumë e dëgjuar edhe në ditët e sotme, shkruan KultPlus.

Ky grup është i njohur edhe për këngët tjera të cilat karakterizohen me një gjuhë herë ironike herë të drejtëpërdrejt, duke kritikuar fenomene të ndryshme në shoqërinë kosovare.

“Demokraci” mbetet një ndër këngët më eminente të frymës së këtij grupi muzikor të cilën e kanë shoqëruar me një spot të veçantë që fton për rebelim shoqëror.

Këtu keni tekstin e plotë të këngës:

Qysh thirret sistemi ku njerzt s’guxojnë me thanë atë që po menojnë?
Demokraci! Demokraci!
Qysh thirret sistemi ku gazetartë s’guxojnë me kallxu ç’ka po ndodhë?
Demokraci! Demokraci!
Qysh thirret sistemi ku ligji vlen veç për ty?
Demokraci! Demokraci!
Qysh thirret sistemi ku nuk ka hiq Demokraci?
Qysh thirret sistemi ku kriminelet e udhëheqin një shoqni?
Demokraci! Demokraci!
Qysh thirret sistemi ku n’modë janë xhipat me xhama t’zi?
Demokraci! Demokraci!
Qysh thirret sistemi ku ta vjedhin votën e s’tlanë me kajtë?
Demokraci! Demokraci!
Qysh thirret sistemi ku Demokracinë e kanë qu “te dajtë”?

O na shkoj jeta tu u ankue.
E shumë larg janë andrrat që jem tu i pa.
O na ka hase keq “Sharra ne Gozhde”.
E ketë here fajin kujt me ia lanë?
Demokraci thirret sistemi ku njerëzit guxojnë me fole.
Demokraci thirret sistemi ku ligji vlen për krejt njësoj.
Demokraci thirret sistemi ku votën kërkush s’ ta vjedh.
Demokraci thirret sistemi ku njerëzit ma k’si kangë nuk knojnë.

O na shkoj jeta tu u ankue.
E shumë larg janë andrrat që jem tu i pa.
O na ka hasë keq “Sharra në Gozhdë”.
E këtë herë fajin kujt me ia lanë?

Të ngjajshme