Ringo Starri pëlqen këngën e fundit të The Beatles që u kompletua me inteligjencë artificiale

18 Korrik, 2023 - 6:31 pm

Legjenda e The Beatles, Ringo Starr, e ka vlerësuar si të bukur këngën “Last” të The Beatles e cila është krijuar nga Paul McCartney përmes inteligjencës artificiale.

Kjo këngë u paralajmërua së pari nga McCartney muajin e kaluar gjatë një interviste për Today Programme të Radio 4.

Ai e kishte pranuar që e kishte përdorur ndihmën e IA-së për ta ndihmuar në finalizimin e këngës “së fundit” të bendit që kishte vepruar midis viteve 1960-1970.

“Dy gjërat e reja janë basi i Paulit dhe unë në bateri…ka funksionuar vërtet. Funksionuaka. Është një këngë e bukur”, ka thënë Starr për Variety.

“Sado ekziston kjo çmenduria rreth punës së [IA-së], prapë është këngë e bukur. Dhe kënga jonë e fundit”./KlanKosova/KultPlus.com

Të ngjajshme