займ на карту онлайн потребительский кредит

Rita Ora: Bëni çfarë ju bën të lumtur dhe mos u shqetësoni çfarë mendojnë të tjerët për ju

20 Shtator, 2020 - 8:58 pm

Rita Ora sëfundi ka postuar disa fotografi në rrjete sociale, ku ka bashkangjitur edhe disa fjalë motivuese për ndjekësit e saj, shkruan KultPlus.

Në fotografi Ora duket mjaft pozitive dhe energjike, ndërkaq ka shkruar: Kujtoni se duhet të dilni jashtë dhe të merrni frymë edhe nëse jeni në mesin e punës, kaloni kohë me veten, bëni çka ju bën të lumtur dhe mos u shqetësoni çfarë mendojnë të tjerët për ju.

Mes tjerash, Rita shtoi: “Ashtu sikur disa persona në park menduan se jam çmendur ndërsa shkrepja këto imazhe duke buzëqeshur dhe kërcyer e vetme, kujt i intereson. Jini vetvetja”. / KultPlus.com

Të ngjajshme