Rita Ora publikon pamje nga videoklipi më i ri (VIDEO)

20 Shtator, 2018 - 7:11 pm

Rita Ora është më aktive se kurrë ndërsa po i freskon fansat e saj vazhdimisht me këngë e performanca gjithandej botës, shkruan KultPlus.

Ajo së shpejti do të sjellë albumin e saj të dytë, pas një pauze gjashtë vjeçare. Para disa ditësh ka treguar se më 23 Nëntor do ta publikoi albumin e saj më të ri me titull ‘Phoenix’.

Nesër ajo do të publikojë edhe këngën më të re të titulluar “Love you love me”, ndërsa Rita duket mjaft e emocionuar për këtë. Ajo sapo ka publikuar prapaskenat e këtij videoklipi.

Rita Ora së fundmi ka vizituar Kosovën për Ditën e Pavarëissë ku ka mbajtur një koncert falas për bashkëvendësit e saj, ndërsa në qershor ka mbajtur koncert në Tiranë./ KultPlus.com

Të ngjajshme