Rita Ora shkëlqen me dukjen dhe performancën në eventin ‘amfAR’

24 Tetor, 2021 - 1:58 pm

Rita Ora ka shkëlqyer në perfomancën e saj të radhës në gala mbrëmjen e eventit amfAR.

Këngëtarja shqiptare u pa e veshur me një fustan elegant dhe të zi me një dekolte të hapur teksa performoi si e ftuar speciale në Dallas të Teksasit të shtunën mbrëma.

Këngëtarja, 30-vjeçare ishte në qendër të vëmendjen kur mbërriti në “TWO x TWO” në ngjarjen e organizuar për AIDS, shkruan DailyMail, transmeton KultPlus.

Veshja e yllit të popit, Rita, ishte e mbështjellë në bel me disa detaje prej fijeve, të varura përpara. Pjesa e sipërme e saj përputhej me pantallonat prej sateni.

Rita u ngjit në skenë duke vënë në dukje se sa e lumtur ishte që u kthye në skenë pas kufizimeve të pandemisë.

Ish-gjyqtarja e X Factor këndoi hitin e saj të vitit 2017 “Anywhere” duke bërë publikun që ngrihej në këmbë për të kërcyer.

“Faleminderit amfAR Dallas ishit të mrekullueshëm si gjithmonë”, ka shkruar Rita në mbishkrimin e imazheve që ndau me fansat. / KultPlus.com

Të ngjajshme