Rrugëtimi i një artisti

17 Maj, 2019 - 5:29 pm

Ermal Meta ka lindur më 20 prill të 1981-shit në Fier, Shqipëri, dhe në moshën trembëdhjetëvjeçare shpërngulet në Itali, në Bari, bashkë me pjesën tjetër të familjes.

Pasioni për muzikën i vjen nga e ëma, që luan muzikë klasike në një orkestër. Në moshën gjashtëmbëdhjetëvjeçare Ermali fillon të luajë live: grupi i tij i parë është ai i Shivave. Pasi afirmohet si solist, hyn në një grup të Konversanos, për të eksperimentuar më pas një dyshe të muzikës elektronike.

Më pas njeh rastësisht këngëtarin e Ameba-ve, Fabio Properzi. Grupi, që fillimisht realizon vetëm cover-a, e ndryshon emrin në Ameba 4, dhe Ermal Meta luan si kitarist. Suksesi vjen pasi grupi i dërgon një demo të vetën producentit Corrado Rustici në Shtetet e Bashkuara. Hera e parë në Sanremo Ermal Meta studion për t’u bërë përkthyes dhe pak para se të diplomohet vjen mundësia që e bën të ndërrojë mendim për të ardhmen e tij profesionale.

Në 2006-ën, Ermali dhe ortakët e tij marrin pjesë në “Festivalin e Sanremos”, me këngën “Qesh… ndoshta bëj gabim”, në seksionin e Të Rinjve, por eliminohen pas mbrëmjes së parë. Pasi boton albumin “Ameba 4”, që përmban këngën e Sanremos dhe që është prodhuar nga Sugar Music i Caterina Caselli-t, grupi ndahet.

Në 2007-ën, Ermali vendos të themelojë një grup tjetër, të quajtur “Uria e Kamilës”, që boton në 2009-ën diskun me të njëjtin emër “Uria e Kamilës”. Në 2010-ën pason “Errësirë dhe dritë”. Në po atë vit grupi merr pjesë në “Festivalin e Sanremos”, në seksionin e Të Rinjve, me këngën “Errësirë dhe dritë”, për t’u ngjitur më pas në skenën e Heineken Jammin’ Festival-it. Grupi “Uria e Kamilës” prodhon edhe një album të tretë, “Pritja”, që doli në 2012-ën.

Pas kësaj grupi ndahet. Karriera si autor Ermal Meta përqendrohet kështu në një karrierë si autor, që e çon të shkruajë këngë për Francesco Renga-n, Emma Marrone-n, Francesca Michielin-in, Patty Pravo-n, Francesco Sarcina-n, Chiara Galiazzo-n, Giusy Ferreri-n, Marco Mengoni-n dhe Lorenzo Fragola-n. Bën arranzhimin e disa këngëve të Negrita-ve, në 2013-ën Ermal Meta shhkruan për Annalisa Scarrone-n “Nuk di të vallëzoj”, që u çua në Sanremo, dhe për Patty Pravo-n “Nuk më intereson”, këngë e realizuar me bashkëpunimin e Niccolo’ Agliardi-t.

Në të njëjtën periudhë shkruan edhe “20 cigare”, “Gati për të vrapuar” dhe “Krishtlindje pa dhurata”, këngë që janë të pranishme në albumin e Marco Mengoni-t “Gati për të vrapuar”. Kompozitor dhe producent Në 2014-ën kompozon “Gjithçka lëviz”, këngë që bën pjesë në kolonën zanore të “Byzylykëve të kuq”, film që transmetohet në Raiuno dhe që tregon historinë e një grupi djemsh në spital. Më pas i kushtohet “Letër tim ati”.

Pasi këndoi në duet me Noccolo’ Agliardi-n për “Doja të të falja të paktën”, e përfshirë në kolonën zanore të sezonit të dytë të “Byzylykëve të kuq”, bashkë me Gianni Pollex-in nënshkruan këngën “I jashtëzakonshëm”, që u këndua nga Chiara Galiazzo në “Festivalin e Sanremos” të 2015-ës. Bashkë me Matteo Buzzanca-n shkruan “I pathyeshëm”, këngë e kënduar nga Marco Mengoni, për të cilin kompozon edhe “Unë po të pres” dhe “Bora para se të bjerë”, të pranishme në diskun “Fjalë në rreth” dhe të shkruara me bashkëpunimin e Dario Faini-t.

Për Lorenzo Fragola-n Ermal Meta shkruan gjithashtu “Qëndro aty ku je” dhe “Jeta jonë është sot”, këngë të përfshira në diskun “1995”. Është gjithashtu producent i “Femër”, disku i dytë si solist i Francesco Sarcina-s, përkrah Roberto Cardelli-t dhe Fabrizio Ferraguzzo. Brenda diskut janë të pranishme këngët “Mirë se erdhe në botë”, “Oksigjen”, “Femër” (e kompozuar me Sarcina-n) dhe “Një mrekulli” (e kompozuar me Antonio Filippelli-n), të gjitha frute të fantazisë së tij.

Ermal Meta në Sanremo si solist Pasi shkroi për Emma Marrone-n këngët “Do të vijë dashuria” dhe “Sy të thellë”, më 27 nëntor të 1915-ës Ermal Meta boton këngën “I urrej përrallat”, me të cilën merr pjesë në “Sanremo Të Rinjtë” dhe zgjidhet për të marrë pjesë në “Festivalin e Sanremos” të vitit pasardhës midis Propozimeve të Reja. I urrej përrallat dhe finalen e madhe sepse ajo që ka rëndësi është diçka për të cilën nuk ka një fund. –Nga “I urrej përrallat” Në shkurt të 2016-ës boton “Njerëzor”, albumin e tij të parë në studio të realizuar si solist.

Më pas shkruan për Francesca Michielin-in këngën “Një zemër në dysh”, për Lorenzo Fragola-n “Dritë që hyn”, “Me duart” dhe “Scarlett Johansson”, Sergio Sylvestre-n “No goodbye” dhe “Big boy”, për Alice Paba-n “Do të flas për dashuri”, për Elodie-n “Një rrugë e pafund” dhe për Francesco Renga-n “E mira”. Në 12 qershor të po atij viti Carlo Conti njofton se Ermal Meta do të jetë njëri nga njëzetë e dy konkurrentët e edicionit 2017 të Festivalit të Sanremos.

Në skenën e teatrit Ariston këngëtari me origjinë shqiptare paraqitet me këngën “Ndalohet të vdesësh”. Në fund arrin i treti, pas Fiorella Mannoia-s, dhe fituesit Francesco Gabbani (me këngën Occidentali’s Karma). Në 2018-ën kthehet në Sanremo duke kënduar me Fabrizio Moro-n. Dhe është pikërisht kënga e tyre “Nuk më bëtë asgjë” që fiton festivalin e këngës.

“Jam i kënaqur të tregoj dhe të përfaqësoj Shqipërinë, sepse në Itali ekziston ende prirja për të folur për vendin tim vetëm në rastet e krimeve të kryera nga shqiptarët, dhe është e gabuar. Kështu bëhet një dëm i madh, fyhet një popullsi e tërë. Mollë të kalbura ka kudo, edhe në frutoren më të bukur. Shqipëria është një vend shumë i bukur, plot me art dhe kulturë”./KultPlus.com

Të ngjajshme