‘Rrush i kuq i bukuro’ (VIDEO)

19 Korrik, 2023 - 6:00 pm

Fitnete Rexha i takon plejadës së këngëtarëve të parë shqiptarë, të cilët me zërin dhe talentin e tyre vendosën bazat e muzikës së mirëfilltë shqipe edhe për gjeneratat tjera pasuese, shkruan KultPlus.

Ajo lindi në Tiranë më 3 prill 1933.

Konsiderohet ndër këngëtaret më të shquara të muzikës popullore të Shqipërisë së mesme, kryesisht të muzikës popullore qytetare tiranase, ndjenja për të cilën muzikë u kultivua në familjen e saj, familje krutane që ishte e njohur për vlerat e traditës, ku kultivohej prej shumë brezash kënga popullore.

Rreth moshës 15 vjeçare këndon dhe regjistron këngët e para popullore në Radio-Tirana nën shoqërinë e grupit orkestral të Shqipërisë së mesme të drejtuar nga Muharrem Gura dhe Skënder Reka.

Fillimisht fillon punë si këngëtare në Estradën e Tiranës dhe më pas aktiviteti i saj si këngëtare u zhvillua tërësisht pranë A.K.V.P-së në Tiranë deri në daljen në pension në vitin 1981.

Ndër këngët më të bukura të kënduara prej F. Rexhës përmendim: “Te selvitë e Namazgjasë”, “Qënke veshur me të bardha”, “Mu aty tek shtatë zymbylat”, “Dy të bukurat në nji derë” etj.

Ka regjistruar rreth 200 këngë popullore të Shqipërisë së Mesme, regjistrimet muzikore të saj gjenden kryesisht pranë Radio-Tiranës.

Për kontributin e saj në ruajtjen dhe kultivimin e vlerave shqipe përmes këngës, Fitnete Rexha është nderuar me titullin “Artiste e Merituar”.

Ajo vdiq në Tiranë më 14 gusht 2003.

KultPlus ju sjell një interpretim të saj:

Të ngjajshme