Saz Iso performon në Gjirokastër

28 Qershor, 2023 - 10:15 pm

Në Gjirokastër në këto ditë që zhvillohet festivali folklorik pati edhe mysafirë të veçantë. Grupi Saz Iso i krijuar në Londër, performoi për herë të parë në qytetin e gurtë.

Ata kënduan dhe luajtën me instrumente në skenën e ngritur në pazarin karakteristik, ndërsa thonë se janë të kënaqur me mikpritjen. Banda u krijua në vitin 2016 dhe regjistroi këngët e para dhe nisi turet fillimisht në Angli e më pas edhe në shtete të tjera në vitin 2018.

Anëtarët e kësaj bande shpresojnë që të kthehen sërish në Shqipëri.

Grupi Saz Iso u krijua me iniciativën e producentit të bandës së njohur Pink Floyd. Ai dëgjoi në radio në vitet ’70 një nga edicionet e festivalit folklorik dhe u impresionua nga muzika dhe instrumentet. Vendosi që të bënte bashkë artistë shqiptarë që jetojnë në emigracion dhe në Shqipëri./KlanNews/KultPlus.com

Të ngjajshme