Selena Gomez i dërgon mesazh Mark Zuckerberg në lidhje me urrejtjen dhe racizmin

20 Shtator, 2020 - 3:00 pm

Ylli botëror Selena Gomez ka publikuar mesazhin dërguar Mark Zuckeberg.

Gomez ka postuar mesazhin e saj në InstaStory, duke i bërë lutje për ndalimin e njerëzve për përhapjen e dezinformatave dhe promovimin e racizmit.

“Ne kemi një problem serioz. Facebook dhe Instagram janë duke u përdorur për të përhapur urrejtje, dezinformim, racizëm dhe fanatizëm”, shkroi ajo, dy ditë pasi yjet si Kim Kardashian, Jamie Foxx, Kerry washington, Sacha Baron Cohen, Mark Ruffalo, Dwyane Wade dhe Katy Perry promovuan #StopHateforProfit në rrjetet e tyre sociale.

Selena u ka bërë thirrje Zuckerberg dhe Sandberg që të bllokohen grupet dhe përdoruesit e përqendruar në përhapjen e gjuhës së urrejtjes, dhunës dhe keqinformimit.

“E ardhmja jonë varet nga ajo. Ky është një vit zgjedhjesh. Ne nuk kemi mundësi të kemi dezinformata në lidhje me votimin. Duhet të ketë kontroll të fakteve dhe llogaridhënie”, theksoi ajo./ KultPlus.com

Të ngjajshme