Shpallen fituesit e Garës Ndërkombëtare të Muzikantëve të rinj ‘ArsKosova’

4 Qershor, 2019 - 2:30 pm

Një ndër garat më të rëndësishme në Kosovë për të apasionuarit pas muzikës, gara ndërkombëtare e muzicientëve të rinj ‘ArsKosova 2019’ tashmë ka shpallur fituesit e edicionit të 15-të me radhë, shkruan KultPlus.

Numri i pjesëmarrësve për këtë vit ka qene mbi 170 kandidat të cilët vinin nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut si dhe disa shqiptar të lindur në Gjermani, USA dhe vende të tjera.

Çmimi kryesor Grand Prix kësaj radhe shkoi për Megi Rexhepi – Klarinet / Kosova – Shqipëri (nga Kukësi), çmimi i dyte për Leonardo Dimoski – Violinë – Maqedoni e Veriut, ndërsa çmimin e tretë e mori Era Kume – Piano / Shqipëri.

Më poshtë po ju sjellim edhe listën e çmimeve speciale për këtë vit:

Lista e fituesve të çmimeve absolut më nga 100 pikë ishin: 

Finalistët – GRAND PRIX – Fituesit e Çmimit Absolut

1. Lumturije Shabani – Solokëndim / Kosova 

 2. Margaret Burns – Solfezh / Maqedoni e Veriut

 3. Diar Aliu – Kitarë / Kosova

 4. Xhevrie Tule – Piano / Maqedoni e Veriut

 5.Nikola Terziski – Korno / Maqedoni e Veriut

 6. Megi Rexhepi –  Klarinet / Kosova – Shqipëri

 7. Era Kume – Piano / Shqipëri

 8. Leonardo  Dimoski – Violinë / Maqedoni e Veriut

 9. Freja Jaçe – Violonçello / Shqipëri

 10. Irina Bashallari – Violin – Shqipëri

 11.  Edis Hamiti – Kitarë – Denis Hamiti  – Kosovë

 12. Zane Abazi – Flaut / Kosova

Të ngjajshme