8 Qershor, 2025 - 11:02 am
Sonte, në Prishtinë do të mbahet koncerti organizuar nga Opera e Kosovës dhe Filharmonia e Kosovës, ku do të performojë soprano e mirënjohur shqiptare, Ermonela Jaho, përcjell KultPlus.
Ermonela Jaho, një ndër sopranot më të vlerësuara të kohës sonë, ka fituar çmime prestigjioze që dëshmojnë talentin dhe pasionin e saj të jashtëzakonshëm, si:
Këngëtarja më e Mirë – OPER! AWARDS
Premios Ópera XXI
Artistja e Vitit – ICMA
Dhe shumë çmime të tjera që e bëjnë një nga zërat më të çmuar të skenës operistike botërore, duke i dhënë artit një emocion të rrallë e të paharrueshëm.
Koncerti Gala nga Opera e Filharmonia e Kosovës me sopranon Ermonela Jaho, me dirigjimin e maestros Jakopo Sipari di Pescasseroli do të mbahet sonte në ora 20:30, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë./ KultPlus.com