Sting e lanson albumin “Duets” së shpejti

3 Mars, 2021 - 4:32 pm

Këngëtari i njohur britanik, Sting, e ka lansuar një uebfaqe interaktive si pjesë shoqëruese vizuale e albumin e tij të ardhshëm “Duets”.

Muzikanti 69-vjeçar e lanson albumin i cili do t’i përfshijë bashkëpunimet ikonike që i ka realizuar gjatë karrierës me yje të njohur, si Mary J. Blige, Herbie Hancock, Eric Clapton, Annie Lennox, Shaggy dhe Gashi, më 19 mars të këtij viti.

Uebfaqja fokusohet në çdo detaj prapa çdo kënge, me përmbajtje foto-vizuale dhe komente të reja nga Stingu.

Adhuruesit anembanë botës kanë mundësi t’i shohin këto komente që vijnë në formatin vizual, në gjuhën angleze, franceze, gjermane, spanjolle, polake dhe japoneze.

Po ashtu më 11 mars në të gjitha platformat muzikore, do të publikohet kënga “My Funny Valentine” që vjen në bashkëpunim me instrumentistin, Herbie Hancock, dhe e cila fillimisht ishte incizuar si kolonë zanore e filmit japonez të vitit 2005, “Ashura”.

Për më shumë, Sting po ashtu pritet ta publikojë një version special digjital të duetit të ri me artistin afrikan, Shirazee. Kënga titullohet “Englishman/African in New York”.

Ky bashkëpunim vjen pasi kantautori i famshëm afrikan, me lejen e Stingut, e kishte ripërpunuar hitin e vitit 1988 të tij, “Englishman in New York”./ KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme