Street Studio Kosovo, e para e llojit të tillë në Kosovë

8 Korrik, 2017 - 9:13 am

Punëtoria – One Beat Kosovo -, punëtori kjo e cila vjen e para e llojit të tillë në Kosovë po tenton hapjen e ushtruesve e pëlqyesve të muzikës ndaj komunikimit masiv e multimedias në Kosovë.

Punëtoria mbahet në kuadër të projektit Mobile Studio Kosova. Platformë muzikore mobile e cila udhëton nëpër lokalitete të ndryshme për t’i mësuar të rinjtë për inxhinjieringun teknologjik të muzikës, programe muzikore si dhe incizim direkt të audios (Abelton).

Qëllimi i këtij projekti është që t’i pajisë nxënësit dhe studentët e shkollave të mesme dhe fakultetet e muzikës me programet muzikore të cilat lehtësojnë në masë të madhe punën e audio incizimit e deri te produksioni dhe zhvillimi i punës finale, duke e bërë kështu një pjesëmarrës të mundshëm, të pajisur totalisht me aftësitë e kërkuara muzikore për treg. Into the Park organizon këtë projekt bashkë me
Found Sound Nation dhe GAIA Kosovo, kurse financohet nga Ambasada Amerikane në Prishtinë.

“Metodologjia e punës për përdorim është shumë e thjeshtë dhe e lehtë. Pas ligjërimit dhe ushtrimit të softuerëve, pjesëmarrësit bashkërisht me facilitatoret, që në këtë rast do jenë Bajram Kinolli dhe Jeremy Thal, do vazhdohet tutje me praktikim e incizim të muzikës. Materiali i mbledhur do përpunohet tutje nga kera facilitore, dhe në fund do promovohet në Into the Park Festival 2017”, thuhet në komunikatë.

Street Studio Kosovo, do t’i shtrijë aktivitetet nga data 10 deri më 15 korrik. Ditët e mbajtjes së ngjarjes janë të hapura për këdo që gëzon dëshirë për pjesëmarrje. Më poshtë po ju sjellim edhe agjendën e plotë. / KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme