Studio Operistike “Prishtina” do të sjell pjesë nga operat e njohura në Prishtinë e Gjilan

10 Dhjetor, 2018 - 6:05 pm

Studio Operistike “Prishtina” do të sjellë pjesë nga operat e njohura në dy koncerte që do të zhvillohen në Gjilan dhe në Prishtinë, shkruan KultPlus.

Dea Xhemajli, Egzona Gërvalla, Besa Krasniqi dhe Liridon Sadriu janë zërat që do të interpretojnë veprat e njohura. Udhëheqës artistik i këtij koncerti është profesoresha Merita Juniku kurse koncerti do të shoqërohet në piano nga Valton Beqiri.

Koncerti në Prishtinë do të mbahet këtë të mërkurë duke filluar nga ora 20:00 në Bibliotekën Kombëtare, kurse koncerti në Gjilan do të mbahet këtë të premte në Bibliotekën e qytetit “Fan Noli”, ndërsa do të fillojë në ora 19:30./ KultPlus.com

Të ngjajshme