Sunny Hill shpërblen pjesëmarrësit e festivalit me 50% zbritje në biletat e Dua Lipa Studio 2054

24 Nëntor, 2020 - 5:28 pm

Biletat për Dua Lipa Studio 2054 tashmë janë në shitje në Festtix, platformën më të re ndërkombëtare për menaxhimin e eventeve, bazuar në Prishtinë

Performanca unike e pop yllit botëror Dua Lipa, Studio 2054 do të transmetohet live dhe online edhe në vendin tonë këtë të premte, më 27 nëntor 2020, me fillim prej ora 21:30, në LIVENow.

Sipas konfirmimit të bërë nga vetë Dua Lipa, mysafirë të spektaklit që pritet t’i thyejë të gjitha rekordet e shikueshmërisë në botë, do të jenë edhe yjet e mëdhenj të muzikës botërore, sikurse Kylie Miogue, Miley Cyrus, J Balvin dhe shumë emra të tjerë të famshëm.

Dhe pikërisht për këtë performancë spektakolare, Sunny Hill Festival dhe platforma ekskluzive e biletave dhe promovimit të Studio 2054, Festtix, kanë njoftuar se do t’i shpërblejë të gjithë pjesëmarrësit e edicioneve të kaluara të festivalit me 50% zbritje në biletën e Studio 2054.  Linku unik me çmim të zbritur do tu shkojë pjesëmarrësve të festivalit Sunny Hill në email.

“Duke qenë se këtë vit pandemia na ka pamundësuar mbajtjen e Sunny Hill 2020, bashkë me Festtix, kemi vendosur që ta subvencionojmë çmimin e biletës për performancën globale Dua Lipa Studio 2054, e cila për pjesëmarrësit e festivalit tonë do të kushtojë 50% më lirë, ose vetëm 3.5 euro. Ky është çmimi më i lirë që ofrohet momentalisht kudo në botë për performancën e jashtëzakonshme e cila, përveç Duës, do të sjell edhe emra tjerë të mëdhenj të muzikës botërore, duke përfshirë edhe Kylie Minogue, J Balvin, Tainy, Angele, Miley Cyrus, FKA Twigs dhe emra të tjerë të muzikës”.

Biletat për Dua Lipa Studio 2054 tashmë janë në shitje në Festtix, platformën më të re ndërkombëtare për menaxhimin e eventeve, bazuar në Prishtinë.

Për shtetet e rajonit, përfshirë vendin tonë, biletat mund të blihen këtu https://festtix.co.uk/

Dua Lipa për Festtix: https://www.facebook.com/DuaLipa/posts/3464511486968077 /KultPlus.com

Të ngjajshme