Taylor Swift feston ditëlindjen, këto janë 5 këngët e saj më të vlerësuara

13 Dhjetor, 2022 - 8:00 pm

Ikona e popit amerikan dhe këngëtarja dhe kompozitorja e shumëfishtë Grammy, Taylor Swift, feston sot ditëlindjen e saj të 33-të, transmeton KultPlus.

E lindur në Wyomissing, Pennsylvania, Taylor e filloi karrierën e saj si një këngëtare adoleshente e kantri, këngët e së cilës rezonuan me një brez të tërë fansash që e quajnë veten “Swifties”.

Me kalimin e viteve, Taylor është marrë me zhanre të ndryshme të muzikës dhe ka përdorur aftësitë e saj në shkrimin e këngëve për të përcaktuar pikëllimet e një brezi.

Disa prej këngëve që cilësohen sikurse të paharrueshme të publikuara nga Swift janë këto: “The lakes, All Too Well, Fifteen, Blank Space, Willow”. / KultPlus.com

Të ngjajshme