Të gjitha institucionet e kulturës do të kenë rregullisht program në gjithë Kosovën

12 Nëntor, 2022 - 8:17 pm

Ministria e Kulturës njofton se të gjitha institucionet e kulturës do të kenë rregullisht program në gjithë Kosovën, përcjell KultPlus.

“Në kuadër të programit “Filharmonia në lëvizje” dhe organizimit të koncerteve në qytete të tjera të Kosovës, Orkestra Frymore e Filharmonisë mbajti koncertin e radhës në Shtëpinë e Kulturës “Xhavit Haziri” në Obiliq”, thuhet në njoftimin e MKRS-së.

Ndërkaq, aty gjithashtu u njoftua se para publikut u interpretuan vepra të kompozitorëve të huaj dhe vendor në dirigjimin e Baki Jasharit dhe Lirjona Sylejmanit.

Një program i pasur artistik që dha emocion për të gjithë të pranishmit.

Fotografitë: Arben Llapashtica /KultPlus.com

Nu

Të ngjajshme