Thesari muzikor i Arbëreshëve të Kroacisë vjen në Mitrovicë

26 Korrik, 2023 - 4:00 pm

Të dielen në ora: 20:00, në Muzeun e Mitrovicës, artistet Dina e Mel vijnë me albumin “Bërbili” duke sjellë muzikën arbëreshe nga Zara e Kroacisë. Këngë autentike për dashurinë, natyrën dhe nostalgjinë për vendlindjen.

Dina dhe Mel interpretojnë me guxim këtë trashëgimi, duke shfrytëzuar njohuritë e tyre muzikore dhe fragmentet historike të Zadarit.  Bashkëvendësit krijuan gjuhën e tyre unike.

Albumi “Bërbili” shkon përtej Ballkanit Lindor, dhe shkrin elementë të muzikës në mënyra të papritura, duke u kombinuar me muzikë klasike, traditën italiane, botërore dhe dashurinë për fado dhe bossa nova.

Ejani dhe shijojeni një udhëtim emocionues në identitetin arbëresh krahas trashëgimisë kulturore mitrovicase!

Kjo ngjarje organizohet në kuadër të programit “Aktivitete Kulturore dhe Sportive për Mërgimtar” nga DKRS-Mitrovicë./KultPlus.com

Të ngjajshme