“Thuaj më të dashurës, se unë një ditë do të kthehem në atdhe”

28 Dhjetor, 2020 - 12:30 pm

Sot shënon përvjetorin e vdekjes një zë unik i muzikës shqipe, i cili do të jetojë përherë nëpërmjet artit që la, shkruan KultPlus.

“Vetëm 5 minuta” është një ndër këngët që shumë të rinj e kanë gjetur veten dhe ka vazhduar të dëgjohet gjeneratë pas gjenerate. Ndërkohë, meritën kryesore për sjelljen e këtij interpretimi e ka Agron Berisha, i cili ka vdekur më 28 dhjetor të vitit 2001.

Lidhjen e tij me muzikën ai e kishte nisur që në fëmijëri. Teksa si 16 vjeçar, Berisha filloi edhe regjistrimet e para të këngëve në Radio Shkup.

“Si Vardari”, “Ndalu pak”, “Ti moj vasho”, “Vetëm 5 minuta”, “Ëndërr” janë disa nga krijimet e tij, të cilat janë të pazëvendësueshme për muzikën shqiptare.

KultPlus në datën e vdekjes së mjeshtrit Agron Berisha, ju sjell këngën “Ëndërr” bashkë me tekstin e saj:

Sonte ne natë të errët të kujtoj
i trazoj ëndrrat të këtij qyteti
të qytetit ku jam
a m’beson
unë i thërras në argëtim

Endërr, o Ëndërr
dëshirën ti qoja asaj
dhe thuaj më të dashurës
se unë një ditë do të kthehem në atdhe

Sonte ne natë të errët të kujtoj
i trazoj ëndrrat të këtij qyteti
të qytetit ku jam
a m’beson
unë i thërras në argëtim

Ndonëse Jam ndjerë i vetmuar
në atdhe kam dëshirë për të takuar
a m’beson a m’beson
Unë të thërras në argëtim

Ref. 2
Ëndërr, o Ëndërr
dëshiren ti qoja asaj
dhe thuaj më të dashurës
se unë një ditë do të kthehem në atdhe

E dashur këtu jam i vetmuar në qytet të huaj larg prej teje
larg prej dëshirës por zemrat bashkohen pres me mall që të kthehem ne atdhe

Ref. 2
Ëndërr, o Ëndërr
dëshiren ti qoja asaj
dhe thuaj më të dashurës
se unë një ditë do të kthehem në atdhe / KultPlus.com

Të ngjajshme