Tre artistë shqiptarë të nominuar në eventin më të madh të ndarjes së çmimeve në Spanjë

16 Tetor, 2020 - 6:34 pm

Eventi më i madh i ndarjes së çmimeve të muzikës në Spanjë, Los40 Music Awards 2020, ka publikuar listën e të nominuarëve për këtë vit.

Çmimet janë të ndara në tre kategori: Spanjolle, Ndërkombëtare dhe Latine.

Këtë vit, në ndarjen e çmimeve do të përfshihen gjithashtu edhe ‘Çmimi i Artë i Muzikës’, i cili do t’i dorëzohet të ndjerit, Pau Done-s, pas vdekjes së tij që ndodhi në qershor të këtij viti.

Së shpejti do të bëhet e ditur edhe data e ceremonisë së ndarjes së çmimeve si dhe performancat e gala mbrëmjes së këtij viti.

Këtë vit, nuk mungojnë as artistët shqiptarë që tashmë gëzojnë një famë të bujshme ndërkombëtare. Dua Lipa Lipa vitin e kaluar u shpërblye me tri çmime në këtë Festival, ndërkaq këtë vit është e nominuar në katër kategori.

Në anën tjetër, Ava Max është gjithashtu e nominuar në tri kategori. Ndërsa, Dj Regard ka arritur të nominohet për çmimin ‘Artisti ose producenti më i mirë i zhanrit Dance’. / KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme