UNUM Festival prezanton për herë të parë biletat ditore

2 Qershor, 2025 - 11:49 pm

Ndërsa numërojmë ditët e fundit përpara se të nisë një nga edicionet më të fuqishme të festivalit deri më sot, UNUM sjell një risi që hap dyert edhe për ata që duan të bëhen pjesë vetëm për një natë: biletat ditore janë tashmë të disponueshme.

Për herë të parë që nga themelimi, vizitorët kanë mundësinë të zgjedhin vetëm një ditë të festivalit për të përjetuar atmosferën, energjinë dhe performancat e artistëve të tyre të preferuar. Me biletën ditore, pjesëmarrësit përfitojnë hyrje të plotë në të triat skenat e festivalit për 24 orë.
Kjo nismë vjen si përgjigje ndaj kërkesave të shumta të publikut vendas dhe ndërkombëtar, që dëshirojnë të bëhen pjesë e përvojës UNUM, edhe për një natë të vetme, një natë që për shumëkënd mund të jetë e mjaftueshme për të kuptuar thelbin e këtij festivali.

Line-up-i i këtij viti përfshin disa prej emrave më të mëdhenj të muzikës elektronike botërore, si:  Black Coffee, Dixon, Bedouin, Carlita, Ricardo Villalobos, Raresh, Seth Troxler, Sonja Moonear, dhe mbi 100 artistë të tjerë që performojnë përgjatë pesë ditëve të festivalit.

Çdo ditë sjell energji dhe identitet unik, duke ofruar një përvojë që mund të përjetohet si një kapitull i veçantë brenda një historie më të madhe.

Për të gjithë të interesuarit për rezervimin e tavolinave, UNUM lajmëroi që tashmë tavolinat për natën e parë kur performon BLACK COFFE janë të gjitha të rezervuara dhe ka pak të lira për dy netët tjera ku performojnë artiste si BEDOUIN, DAMIAN LAZARUS, CARLITA e shume artiste te njohur nderkombetar.

Shihemi shumë shpejtë në UNUM Festival.

Siguro biletën tënde tani në unumfestival.com./KultPlus.com

Të ngjajshme