UNUM ‘ndez’ Shëngjinin, mijëra të rinj nga e gjithë bota marrin pjesë në Festivalin Ndërkombëtar të Muzikës Elektronike

8 Qershor, 2025 - 10:30 pm

Festivali Ndërkombëtar i Muzikës Elektronike UNUM ka çelur edicionin e tij të gjashtë në bregdetin e Shëngjinit, duke mbledhur mijëra të rinj nga Shqipëria dhe vende të ndryshme të botës. Ky event unik, i cili do të zgjasë për pesë ditë me radhë, e ka kthyer zonën e Ranës së Hedhur në një qendër të muzikës dhe argëtimit.

Mbi 70 artistë me famë botërore luajnë muzikë elektronike përgjatë 24 orëve, në tri skena të ndryshme të vendosura në bregdet, duke sjellë një atmosfere elektizuese dhe përvojë unike për të gjithë pjesëmarrësit.

Festivali Ndërkombëtar i Muzikës Elektronike UNUM ka startuar të enjten e 5 qershorit dhe do të vijojë deri ditën e martë, duke i dhënë gjallëri Shëngjinit në nisje të sezonit turistik.Ndërkohë për mbarëvajtjen e aktivitetit janë angazhuar struktura të shumta policore, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë së pjesëmarrësve dhe disiplimin e lëvizjes së automjeteve./ KultPlus.com

Të ngjajshme