Vdes Fats Domino pionieri i muzikës rock’n’roll

26 Tetor, 2017 - 9:30 am

Pianisti dhe këngëtari amerikan, Fats Domino, i konsideruar si pararendës i rock’n’roll-it, vdiq në moshën 89-vjeçare, theksoi zyra e mjekësisë ligjore të Nju Orlinsit.

Vdekja e Dominos në qytetin e lindjes në Luisianë, në jug të vendit, ishte njoftuar më herët nga vajza e tij në një stacion televiziv lokal.
Antoine “Fats” Domino Jr. ishte me origjinë kreole franceze.

Pesë nga disqet e tij përpara vitit 1955 u shitën mbi një milion kopje, ndërkohë që ka patur 35 të tilla në U.S. Billboard Top 40.

Stili i tij muzikor ishte i bazuar në bluzin tradicional, shoqëruar nga saksofoni, basi, pianoja, kitara elektrike dhe bateria.

Ai u lind në Luiziana, i teti dhe i fundit fëmijë i Antoine Caliste Domino (1879-1964) dhe Marie-Donatille Gros (1886-1971).

Babai i tij ka qenë një violinist shumë i njohur i kohës./ KultPlus.com

Të ngjajshme