Vdes Maxi Jazz, vokalisti i bendit ‘Faithless’

24 Dhjetor, 2022 - 8:30 pm

Ka vdekur në moshën 65 vjeçare vokalisti i bendit elektronik “Faithless”, Maxi Jazz.

Lajmin për vdekjen e tij e njoftoi grupi në Facebook.

“Me zemër të thyer njoftojmë se Maxi Jazz vdiq në natën e kaluar. Ai ka qenë një njeri që ka ndryshuar jetët tona në shumë mënyra. Ai i dha kuptim  dhe porosi muzikës sonë. Ishte nder dhe kënaqësi për secilin prej nesh të punojmë me të”, thuhet në postim.

Maxi Jazz ishte vokalist i bendit nga viti 1995 deri 2011 dhe 2015, së bashku me anëtarët tjerë Rollo dhe Sister Bliss, të cilët krijuan disa hite si “Insomnia” dhe “We Come 1”, shkruan portali britanik Metro, përcjell Klankosova.

Bendi Faithless u rikthyen në vitin 2020 dhe publikuan albumin “All Blessed”./ KultPlus.com

Të ngjajshme